Tramp do ta apelojë bllokimin e dekretit të dytë për migrimin nga gjykatësit në Hauai dhe Merilend

Presidenti amerikan Donald Tramp sot kumtoi se do ta apelojë vendimin gjyqësor për parandalimin e veprimit të dekretit të tij të dytë për çështjet e migrimit, transmetuan mediat franceze.

“Kemi për qëllim ta apelojmë këtë vendim të gabuar gjyqësor”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spejser.

Ai saktësoi se juristët e Shtëpisë së Bardhë do të vlerësojnë se cila është strategjia më e mirë për lehtësim, pasi do t’i marrin sqarimet për vendimin gjyqësor.

Gjatë disa orëve, të mërkurën në mbrëmje dhe dje në mëngjes, dy gjykatës federalë nga shtetet Hauai dhe Merilend, e bllokuan hyrjen në fuqi të tekstit kontestues, që shtetasve të gjashtë vendeve myslimane iu ndalon hyrje në SHBA.

Gjykatësit i pranuan argumentet e shteteve demokratike dhe të aktivistëve për të drejtat e njeriut se dekreti i diskriminon myslimanët.

Tramp deklaroi se sistemi gjyqësor është politizuar dhe se vërehet “keqpërdorim paprecedent i pushtetit” që SHBA-ja me bllokimin e politikës së saj, i bën “të duken të dobët”.

“Çështjen do ta çojmë aq lartë aq sa është e nevojshme dhe madje edhe deri te Gjykata Supreme, nëse duhet. Do të fitojmë. Qytetarët do t’i mbrojmë me çdo kusht”, deklaroi Tramp në takimin me personat nga jeta publike e shtetit Tenesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button