Qeveria teknike merr vendime politike

Të paktën 160 pika ka vënë në shqyrtim në seancës e së martës Qeveria teknike e Maqedonisë. Përveç karakterit teknik disa nga pikat që kanë kaluar në ekzekutiv kanë qenë edhe me përmbajtje politike. Alsat disponon edhe dëshmi se vendime të tilla kanë kaluar në qeveri, përcjell Portalb.mk.

Ish ministri Nenad Novkovski, thotë se qeveria aktuale nuk ka kompetenca të miratohen vendime politike.

“Qeveria që tani është në funksion është qeveri që nuk ka asnjë mandate, nuk është as qeveri që kryen funksionin e asaj teknike dhe është larg një qeverie me autorizime të plota. Në këtë kuadër ajo duhet të kryej detyra të përditshme të karakreterit teknik, ti zbatojë vendimet që janë marrë më parë dhe ti përfundojnë të gjitha procedurat dhe të gjitha aktivitietet e filluara që të mund të funksionojë shtetit normalisht” tha ish ministri Nenad Novkovski.

Nga qeveria këmbëngulin se gjatë marrjes së vendimeve respektohen të gjitha procedurat ligjore për funksionimin e ekzekutivit dhe sqarojnë se në rast nevoje kërkojnë edhe mendimin e komisionit të antikorrupsionit për vendimet që marrin.

BDI-ja nuk beson se tërheqja e ministrave shqiptarë nga ekzekutivi do të ndihmonte zhbllokimin e situatës dhe formimin e qeverisë së re.

Për ti dhënë fund krizës së fundit politike në Maqedoni që po zgjat prej vitesh, në fillim të vitit 2016 u formua qeveria teknike që kishte për qëllim organizimin e zgjedhjeve të besueshme parlamentare. Ndonëse kishte mandat 3 mujor, qeveria teknike është ende në fuqi për shkak të problematizimit të zgjedhjes së qeverisë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button