Gjykata e Apelit konfirmon masën e paraburgimit për Koçan

Gjykata e Apelit njofton se ankesa për paraburgimin e të dyshuarit Seat Koçan është pranuar pjesërisht. Gjykata përmes një kumtese te shkurtër thekson se masa e paraburgimit është vërtetuar për mundësin e arratisjes së të dyshuarit. Ne të njëjtën kohë, Këshilli i Gjykatës së Apelit ka vendosur se shkaqet e tjera për te cilat ka qenë e parapërcaktuar masa e paraburgimit nuk janë të plotësuara, transmeton Alsat M.

Ndryshe, më parë, pronari i ”Nova TV”, biznesmeni Seat Koçan e ka braktisur vendin një ditë më pas kur Gjykata Penale mori vendimin për përcaktimin e masës  30 ditë paraburgim për të. Koçan është nën hetime sepse dyshohet se me dokumente të rrejshme ka formuar një konsorcium dhe ka fituar tenderin me vlerë prej 17 milionë eurove, për gërmime në kombinatin e xeheve në Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button