Qeveria e re dhe pengesat e mundëshme për implementimin e agjendës së përbashkët politike

Po flitet e stërflitet,po debatohet në qarqe të ndryshme,nga ekspert politik,analista e pseudoanalista,gazetar,politikan dhe nga subjekte të ndryshme,se platforma shqipare e rrezikon sovranitetin e Republikës së Maqedonisë,si term platforma shqiptare po keqeinterpretohet qëllimisht nga autenticiteti i saj nga subjektet politike maqedonase se gjoja është platformë e përgaditur nga shteti i huaj,dhe e gjithë kjo po bëhet për të krijuar alibi.
Në dokumentin që kanë përgaditur partitë politike shqiptare në RM,shkruhet qartë se ajo është agjenda e përbashkët e partive politike shqiptare që është arritur si rezultat i bisedimeve ndërpartiake pra e cila thot qartë se kjo agjendë do të jetë kusht për formimin e qeverisë së re dhe/ose në cdo mandat tjetër pasues.
Në aspektin formal quhet agjenda e përbashkët politike,por nuk ka asnjë shqetësim nëse mund të quhet platforma shqiptare në aspekt joformal por pa e shtrebëruar kuptimin e saj pasi ajo është përgaditur nga partitë politike shqiptare.
Atëherë ti kthehemi qëllimit të këtij shkrimi,pra pengesat që do të dalin në rastë se formohet qeveria e re.Qeveria e re që pretendohet të krijohet ka 67 mandate,mandate kto jo  të mjaftueshëm që do të duhen të përmbushen të drejtat që  kërkohen në agjendën e përbashkët politike shqiptare.
Neni 131 i kushtetutës së RM-së thot:
Vendim për t’i hyrë ndryshimit të Kushtetutës merr Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.Projektin për ndryshimin e Kushtetutës e përcakton Kuvendi me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe e vë në diskutim publik.Vendim për ndryshimin e Kushtetutës merr Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.Pra numri i 2/3 në Kuvendin e RM-së ëshë 80 mandate pra kjo  është një nga sfidat që pritet të shihet.
Dy pengesat tjera potenciale do të jenë e drejta e vetos që ka presidenti i shtetit mbi dekretimin e ligjeve dhe Gjykata Kushtetuese duke marrë parasyshë se këta subjekte që përmenda janë të politizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button