LSDM: Situata është e rrezikshme, të kthjellen krijuesit e krizës

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një kumtese thotë se me nxitjen e urrejtjes dhe me ndarjen e qytetarëve mes veti , Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja kanë për qëllim që ta mbrojnë pasurinë e fituar në mënyrë kriminele, njofton Portalb.mk.

“Si për opinionin vendor edhe për opinionin ndërkombëtar është e qartë se ato që i bën Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja, me nxitjen e ndarjeve mes qytetarëve, urrejtjen dhe intolerancën, ka për qëllim vetëm ta mbrojë pasurinë e fituar në mënyrë kriminele dhe përpjekjet për ikje nga përgjegjësia”, thuhet nga partia.

Nga LSDM shtojnë se bëhet fjalë për politikanë joserioz,  prioritet i të cilëve janë shëtitjet dhe jo formimi i Qeverisë së re.

“Për politikanë sa joserioz bëhet fjalë, që nuk mendojnë për qytetarët e tyre, tregon sjellja e kryetarit Gjorgje Ivanov, për të cilin prioritet shtetëror nuk është formimi i Qeverisë, por shëtitjet e tij në Azerbejxhan, Hungari dhe Australi. Prej sot edhe Emil Dimitriev i cili kryen funksionin e kryeministrit teknik, nuk është në shtet. Në kushte ku nuk ka Qeveri të re, Kuvendi nuk ka kryetar, ndërsa Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë orientuar drejt skenarëve të konfliktit, kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërkon kthjellje urgjente të krijuesve të krizës dhe zgjidhje të krizës politike”, shtojnë nga partia.

Në kumtesë përfundojnë se që të funksionojnë institucionet patjetër duhet të formohet Qeveria e re e cila garanton stabilitet në vend.

“Institucionet patjetër duhet të formohen dhe shteti të funksionojë sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve. Republika e Maqedonisë patjetër duhet ta formojë dhe do ta formojë Qeverinë e re e cila garanton stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen e mirë të qytetarëve dhe të shtetit”,  përfundojnë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button