Turqia kërcënon me anulimin e marrëveshjes për migrantë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, kërcënoi me anulimin e marrëveshjes që frenon rrjedhën e migrantëve dhe refugjatëve në Bashkimin Evropian, transmeton REL.

Një vit më parë, kur Evropa ka qenë në mes të krizës së madhe me migrantë, Turqia ka negociuar marrëveshjen për të ndaluar migrantët e paligjshëm nga kalimi në Greqi, në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Turqisë në BE dhe të një ndihme prej gjashtë miliardë dollarësh.

Cavusoglu tha se Turqia po e rishikon marrëveshjen dhe “nëse BE nuk i përmbahet pjesës së saj”, Ankaraja do ta anulojë atë.

Marrëdhëniet Turqi-BE janë tensionuar ditëve të fundit, pasi disa shtete evropiane u kanë ndaluar zyrtarëve turq të bëjnë fushatë në territorin e tyre, në mbështetje të një referendumi që do të forconte pushtetin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button