KB: Stagnon numri i grave në politikë

Numri i grave në parlamentet nacionale në botë, që ka shënuar rritje stabile disa dekada, kohën e fundit shënon stagnim, kumtuan Kombet e Bashkuara.

Vitin e  kaluar kjo rritje ishte aq e  parëndësishme, sa që me këtë ritëm do të duhet gjysmë shekulli që të arrihet barazi parlamentare midis grave dhe burrave, thuhet në analizën e KB-së, të publikuar gjatë ditës së djeshme.

Bolivia dhe Ruanda janë vendet e vetme në botë në të cilat kanë më shumë deputete sesa deputetë.

Pozitive është që vazhdon rritja e numrit të grave ministre në qeveritë në përgjithësi. Për momentin në botë numri i tyre arrin gjithsej 732, që është 18 për qind nga ministrat.

Numri i grave presidente dhe kryeministre është në rënie, nga 19 në 17, por edhe kjo është dyfish më shumë nga viti 2005.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button