Holandë: Njësitet speciale kanë pasur leje të gjuajnë me armë në Konsullatën turke
Prefekti i Roterdamit Ahmed Abutaleb deklaroi se forcat e armatosura speciale të sigurisë, të cilat të shtunën në mbrëmje i ka dërguar në Konsullatën turke, ku ishte ministrja turke e Familjes dhe Politikës Sociale Fatma Betjull Sajan Kaja, kishin leje të hapin zjarr nëse ka nevojë.
Abutaleb mbrëmë theksoi se ka dërguar njësi speciale për intervenime të armatosura në Konsullatën turke për shkak të druajtjes se sigurimi 12 anëtarësh i ministres turke ndoshta është i armatosur.
“Ishte e rëndësishme që të jemi të sigurt se në rast se vjen deri në përleshje, do të jemi të pakalueshëm”, theksoi Abutaleb, duke shtuar se njësisë speciale holandeze i është dhënë “leje për të hapur zjarr”.
Ministrja turke të dielën, herët në mëngjes, me shoqëri policore është dërguar nga Holanda deri në kufirin me Gjermaninë.