Dita e Verës në Tiranë, këto janë rrugët e bllokuara për festime

Një sërë rrugësh janë të bllokuara sot për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës, e cila organizon aktivitetet, ka njoftuar për bllokimin e disa akseve që rrezikojnë të paralizojnë gjithë trafikun në Tiranë dhe sidomos ndryshimin e itenerarit të urbanëve, shkruan Revista Class, njofton Portalb.mk.

Edhe pse në Bulevard është vendosur një çadër proteste nga opozita prej 23 ditësh, Bashkia thotë se Bulevardi do të jetë i qytetarëve, pasi fare pranë çadrës do të ketë koncerte, konkretisht përballë parkut Rinia dhe në Sheshin Nënë Tereza.

Nga mesnata ka qenë i bllokuar për mjetet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Hotel Dajtit deri te korpusi i ministrive.

Po ashtu, do te kufizohet qarkullimi edhe në Rr. Pjetër Bogdani segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, në Rr. Brigada VIII segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova dhe Sheshi Nënë Tereza.

Sipas Bashkisë, festa nis në orën 09:00 me inaugurimin e Pazarit të Ri. Në këtë zonë, do të organizohet Këndi i Fëmijëve te Pikturës, koncerti i Ansamblit të Operas dhe Baletit, ndërsa pasdite do të ketë muzikë live.

Koncerti i madh festiv që do të organizohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Parkut Rinia në orën 11:00, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë, Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, Klajdi Haruni & Bruno.

Lojëra, argëtime, panairi i biznesit, karnavalet, Bienalja e Akuarelit me 400 artistë të huaj dhe super street party janë disa prej aktivitetet që do të zhvillohen sot në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button