LSDM: Nëse duan unitaritet, VMRO-DPMNE ta përkrahë programin qeveritar dhe PSP-në

“I ftojmë Nikolla Gruevskin dhe udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, nëse janë për unitaritet, sovranitet të Maqedonisë, ku do të sundojë ligji, qartë ta përkrahin programin e Qeverisë së re të Maqedonisë dhe punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ta pranojnë realitetin e ri se janë opozitë dhe të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

Në kumtesë gjithashtu shtohet se “Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që ta mbrojnë pasurinë e fituar me krimin dhe të arratisen nga përgjegjësia, t’i shqetësojnë qytetarët me gënjeshtra, të nxisin dhunë dhe urrejtje, të lutem që të jenë pjesë e Qeverisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button