Në kulmin e krizës politike në Maqedoni, Ivanov viziton Azerbejxhanin!

Kryetari i Maqedonisë Gorgje Ivanov së bashku me bashkëshorten e tij Maja, këto ditë do të qëndrojnë për vizitë në Azerbejxhan. Ai do të merr pjesë në forumin e pestë global në Baku i cili titullohet “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: forcë dhe ineres”, së bashku me kryetarin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Letonisë, që do të mbahet të enjten dhe të premten, me 16 dhe 17 mars, të organizuar nga  Qendra ndërkombëtare Nizami Gançavi njofton Portalb.mk.

Shumë media kanë publikuar se nga Azerbejxhani, ai do të udhëtojë për në Australi, ku prej 24 marsit deri në 4 prill do të ketë takime me diasporën. Por, këtë informatë nuk e kanë vërtetuar nga kabineti i tij.

Udhëtimi i Ivanovit për në Azerbejxhan ndodh kur vendi është në krizë politike dhe institucionale, prej kur ai refuzoi që t’ia jep mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaevit,  i cili i dhuroi 67 nënshkrime të deputetëve si dëshmi për shumicë parlamentare. Ivanov me 1 mars deklaroi se nuk ka për qëllim që t’ia jep mandatin personit apo partisë e cila në programin e vet ka platformë për prishjen e unitaritetit të shtetit. Pas thirrjeve nga përfaqësuesit vendorë dhe të huaj që ta ndryshojë vendimin dhe me atë të zgjidhet kriza institucionale dhe politike, nga Kabineti i kryetarit thanë shkurt pa asnjë argumentim se nuk janë hequr të gjitha pengesat për ndarjen e mandatit.

Përndryshe, Ivanov është me një linjë me bashkëpartiakun e tij, Nikolla Gruevski i cili për gjërat e njëjta ka diskutuar me Ahmetin dhe pas mossuksesit që të arrijë marrëveshje, porositi se uniteti i shtetit ka rënë dhe se, siç tha, populli duhet të mbrohet.

Tensionet politike përcillen edhe nëpër rrugë ku simpatizantë të VMRO-së protestojnë, kundër Platformës Shqiptare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button