Pretendohet se Trump ka autorizuar CIA-n “për sulme ajrore”

Pretendohet se Presidenti amerikan, Donald Trump, në muajin janar i ka dhënë autorizim Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) që të kryejë sulme ajrore me mjete ajrore pa pilot (dron), raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta amerikane Wall Street Journal në lajmin e saj bazuar në të dhënat e disa zyrtarë amerikanë ka pretenduar se Trump menjëherë pasi ka ardhur në detyrë ka hequr kufizimet e vendosura nga ish-presidenti Brack Obama për aktivitetet paramilitare të CIA-s dhe se i ka dhënë autorizimin asaj që të kryejë sulme me dronë në vendet e huaja, kryesisht në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button