Kongresi kërkon dëshmi nga Trump

Këshilli për veprimtari të inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që brenda 24 orëve të ofroi dëshmi për pretendimet e tij se telefonat në kullën e tij në Nju Jork janë përgjuar gjatë fushatës parazgjedhore vitin e kaluar.

Siç dihet, Trump në llogarinë e tij në Twitter kishte shkruar se ish-presidenti demokrat, Barak Obama, kishte dhënë urdhër për përgjimin e telefonave të tij, duke mos ofruar me këtë asnjë dëshmi për këtë pretendim të tij, transmeton 21Media.

“Tmerr. Sapo kam kuptuar se Obama ka përgjuar telefonat e mi në kullën Tramp, pak kohë para fitores tonë në zgjedhje. Nuk ka zbuluar asgjë”, shkroi Trump në Twitter.

Më pas, në porositë pasuese, Trump shkroi: “Vë bast se një avokat i mirë mund të ndërtoi një rast të mrekullueshëm, duke u mbështetur në faktin se Presidenti Obama ka përgjuar telefonin tim në tetor, pak kohë para zgjedhjeve. Njeri i ligë apo i sëmurë”.

Kryesuesi i Këshillit, republikani Devin Nunjez dhe përfaqësuesi më i lartë i demokratëve në këtë Këshill, Adam Shif, i kanë dërguar një letër Trumpit, në të cilën kërkuan që ai akuzat e tij për përgjim ti mbështetë me dëshmi.

Një zëdhënës i Obamës ka deklaruar se pretendimet e Trumpit janë thjeshtë të pasakta, ndërsa Trump, pas publikimit të porosive të tij akuzuese në Twitter, nuk ka komentuar më pretendimet për përgjimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button