Për herë të parë në histori, roboti bën dorëzimin e ushqimit (Video)

Një nga shërbimet e para në SH.B.A që po përdoret nga robotët është ofrimi I ushqimit, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.

Makinat frigorifer ecin nëpër trotuaret e Uashingtonit për të arritur qëllimin e tyre, pra, të përcjellin ushqimin aty ku është kërkuar.

Konsumatorët mund të porosisin online vaktin e tyre, roboti më pas shkon në restaurant duke përdorur një rrjet sensorësh dhe kamerësh që të ecë në trotuar.

Sistemi krijon një hartë dixhitale p;ër të kuptuar edhe problemet më të vogla, në mënyrë të anashkalohen, e përveç këtyre edhe të lexojë shenjat elektronike në rrugë.

Kompanitë thonë se duke pasur parasysh infrastrukturën aktuale, qasja më praktike pra është rruga.

Robotët janë ndërtuar nga Starship Technologies me bazë në Estoni, e cila ka partneritet edhe me disa kompani të tjera që të ofrojnë shërbime edhe në Europë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button