Turqia bën ankesa zyrtare kundër Holandës

Turqia thirri në bisedë informative të dërguarin holandez në Ankara, për të protestuar edhe formalisht kundër dëbimit të një ministreje turke nga Holanda dhe, siç tha, përdorimit “joproporcional” të forcës kundër demonstruesve në protestën që pasoi, njofton REL.

Autoritetet holandeze kanë dëbuar ministren turke të Çështjeve Familjare, Fatma Betul Sayan Kaya, ndërsa kanë ndaluar ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, të zbarkojë në Holandë.

Dy ministrat kanë planifikuar t’iu adresohen tubimeve në Holandë, më 12 mars, në mbështetje të një referendumi turk, i cili do t’i jepte presidentit Recep Tayyip Erdogan kompetenca shtesë.

Ministria e Jashtme turke thirri të hënën në bisedë informative të ngarkuarin me punë në ambasadën holandeze, Daan Feddo Huisinga, të cilit i dorëzoi dy ankesa me shkrim.

Më 12 mars, policia holandeze ka përdorur qentë dhe topat e ujit për të shpërndarë qindra protestues të tubuar jashtë konsullatës turke në Roterdam.

Erdogan është zotuar se do t’i hakmerret Holandës dhe tha se “nazizmi është gjallë në Perëndim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button