Nxënësit nga Probishtipi në vend mësimit, i ftojnë në protestat e VMRO-DPMNE-së

“Përfaqësuesit e Unionit të Shkollave të Mesme në Probishtip nëpërmjet një porosie deri te nxënësit, shumica e të cilëve janë minoren i ftojnë që të mos shkojnë në mësim dhe me atë ta shprehin përkrahjen për kërkesën e iniciativës së iniciuar nga VMRO-DPMNE “Për Maqedoni të përbashkët”. Njëkohësisht ky union fton që nxënësit të bashkëngjiten në protestat të cilat janë paralajmëruar për në këtë qytet”, reagojnë nga LSDM, duke e dënuar këtë siç thonë ata, keqpërdorim të nxënësve për qëllime partiake, njofton Portalb.mk.

Në reagimin e tyre gjithashtu ata kanë publikuar edhe një bisedë të rrjeteve sociale në mes nxënësve.

“Më cingëro nesër pas orës së dytë do të protestohet përpara shkollës për dygjuhësi, diku gjysmë ore si kryetar jam e obliguar që t’u njoftojë, pas asaj do të jemi të lirë nga shkolla, do me thënë pas orës së dytë, asgjë s’do të evidentohet, pasi që kjo shkon nëpërmjet komunës, kjo është në të gjitha qytetet. Do me thënë nesër jemi në  shkollë deri në orën e dytë, pastaj duhet të dalim në protestë, përshëndetje”, thuhet në porosi.

Organizata komunale e LSDM-së thotë se marrin shumë reagime nga qytetarët për mobilizimin intensiv të shkollarëve të mesëm për në protestat e iniciuara nga VMRO-DPMNE.

“Është e papranueshme që nxënësit të ftohen që ta lëshojnë mësimin që të jenë pjesë e protestave të cilat nxisin dhe shpërndajnë urrejtje ndëretnike. Askush nuk ka të drejtë të manipulojë dhe t’i keqpërdorë nxënësit për t’i realizuar qëllimet partiake”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button