Arrestohet maniaku që ndiqte këngëtaren e njohur (Foto)

Këngëtarja Taylor Swift është më në fund e lirë nga një fans i fiksuar pas saj, i cili është arrestuar sepse ka kaluar limitet me përndjekjet e tij.

Fiksimi i Mohammed Jaffar ndaj Taylor u bë rast shqetësues kur ai tentonte ta takonte këngëtaren në të gjitha mënyrat e mundshme, madje duke kaluar edhe forcat e sigurisë.

Përvec faktit që ai ka foto të saj në të gjithë shtëpinë e tij, ka tentuar disa herë të futet në rezidencën e këngëtares në New York. Rasti i fundit ka qenë me 6 shkurt kur ai shkoi në mes të natës duke i rënë derës për rreth 1 orë.

Mohammed ka shkuar 5 herë brenda 2 muajve në rezidencën e saj dhe ka telefonuar 59 herë menaxherët e saj që të linte një takim me 27-vjeçaren.

29-vjeçari është arrestuar më 6 mars për dhunim banese dhe përndjekje të këngëtares, si dhe është i ndaluar që të ketë kontakt me Taylor Swift, shkruan Ora

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button