Kids’ Choice Awards shpalli fituesit (FOTO)

Edhe sivjet ka vazhduar tradita për të mbuluar me ngjyrë të gjelbër artistët, përbërësit e të cilit akoma mbeten sekret mirëpo që plotësisht e ngrënshme. Demi Lovato, Kevin Hart, ekipi i “Power Rangers”, John Cena janë disa prej yjeve që e provuan këtë gjë sivjet, shkruan KultPlus, përcjell Portalb.mk.

Fëmijët tashmë kanë zgjedhur yjet të cilët i pëlqejnë duke zgjedhur fituesit e tyre në Kids’ Choice Awards, e cila është mbajtur mbrëmë në Los Angeles dhe është transmetuar online në Nickelodeon.

Fëmijët e kanë konsideruar si spektaklin më të mirë “Henry Danger”, gjersa “Fuller House” si emisioni më i mirë familjarë kurse SpongBob SquarePants mbetet akoma i dashur nga fëmijët dhe ka marrë kështu çmimin si seriali i animuar më i mirë.

Filmi më i preferuar është zgjedhur Ghostbusters gjersa aktorët më të mirë janë zgjedhur Chris Hemsworth dhe Melissa McCarthy për rolet e tyre pikërisht në këtë film. Gjersa si filmi më i mirë i animuar është zgjedhur Finding Dory gjersa Ellen DeGeneres fitoi çmimin për zërin më të mirë në film të animuar pikërisht për personazhin Dory.

Përderisa kafsha e tyre e preferuar është zgjedhur Snowball nga “The Secret Life of Pets. Grupi më i mirë është zgjedhur Fifth Harmony gjersa si këngëtari më i mirë Shawn Mendes dhe Selena Gomez si këngëtarja më e mirë. Kurse “Work From Home” nga Fifth Harmony ft. Ty Dolla $ign është zgjedhur si kënga më e mirë.

Gjersa edhe sivjet ka vazhduar tradita për të mbuluar me ngjyrë të gjelbër artistët, përbërësit e të cilit akoma mbeten sekret mirëpo që plotësisht e ngrënshme. Demi Lovato, Kevin Hart, ekipi i “Power Rangers”, John Cena janë disa prej yjeve që e provuan këtë gjë sivjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button