U arrestua personi që depërtoi në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar dje se një person me një çantë në shpinë është arrestuar në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë, pasi gjatë natës e kishte kaluar një mur, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Në kumtesën për këtë rast theksohet se presidenti, Donald Trump, ishte brenda Shtëpisë së Bardhë pak kohë para mesnatës së ditës së premte, kur personi kishte depërtuar.

Ai ishte arrestuar pranë hyrjes jugore të Shtëpisë së Bardhë, që është afër pjesës ku banon presidenti.

Autoritetet nuk e kanë zbuluar menjëherë identitetin e të dyshuarit, i cili nuk ka histori të arrestimit të mëparshëm.

Rrjeti televiziv CNN ka raportuar duke u bazuar në një burim të sigurisë, se zoti Trump nuk ishte në kurrfarë rreziku.

Presidenti Trump tha se i arrestuari ishte “person problematik”.

Një depërtim i tillë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2014, ka çuar në dorëheqje të drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Julia Pierson. Po ashtu, ishin bërë rekomandime për rritje të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button