Forcat irakiane marrin disa pjesë në qendër të Mosulit perëndimor

Forcat irakiane kanë marrë disa zona në qendër të Mosulit perëndimor në kuadër të ofensivës së gjerë për pastrimin e qyteti verior nga terroristët e DEASH-it, bën të ditur një oficer i policisë lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Majori Abdul-Ghani al-Maadedi tha se forcat irakiane kanë marë kontrollin e rrugës korniçe dhe qarkut Al-Souq el-Tugari në qendër të Mosulit perëndimor pas përleshjeve të përgjakshme me militantët e DEASH-it.

“Forcat tona arritën të pengojnë dy sulme vetëvrasëse që kishin për qëllim të parandalojnë avancimin e forcave tona në këtë zonë”, tha ai për AA të dielën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button