Dita e Shën Patrikut në Çikago, çdo gjë në të gjelbër (VIDEO)

Me rastin e shënimit të Ditës së Shën Patrikut në Çikago u mbajt shëtitja e 62-të tradicionale, ku pavarësisht të ftohtit të madh, morën pjesë disa mijëra njerëz të veshur me kostume të gjelbra, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Çikago edhe këtë vit domonon ngjyra e gjelbër, me të cilën është ngjyrosur edhe lumi që mbanë këtë emër, në kuadër të kremtimit të festës shekullore Shën Patriku, peshkopit katolik dhe mbrojtësit të shenjtë të Irlandës.

Ngjyra e gjelbër dhe tërfili me katër fletë janë simbol i kësaj feste, gjatë së cilës katolikët e ndërpresin agjërimin e kreshmës për një ditë dhe e kalojnë në zbavitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button