LSDM: Ivanov ta jep mandatin, programi i ri për Qeveri reformuese është garanci për Maqedoni unitare

Sot partia e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese kërkon që Ivanov t’ia jep mandatin ngaqë të vetmit që veprojnë në kundërshtim me interesat shtetërore janë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

“Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë të vetmit që punojnë në kundërshtim me interesat shtetërore të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet konflikteve, dhunës dhe incidenteve të nxitura me udhëheqësinë e brendshme dhe të jashtme në tentim për t’iu shpëtuar përgjegjësive për keqpërdorimet dhe krimet e bëra”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM gjithashtu thonë se “qytetarët kërkuan politikë të re reale e cila do t’ju mundësonte jetesë dinjitoze, rroga më të larta dhe standard cilësor për jetë”.

Ata gjithashtu theksojnë se programi i ri qeveritar paraqet garanci për unitaritetin e Maqedonisë dhe për këtë Gjorge Ivanov është i detyruar të respektojë Kushtetutën dhe t’ia jep LSDM-së mandatin për formim të Qeverisë.

“Programi i ri i Qeverisë reformuese garanton unitaritetin e shtetit dhe siguron përparim dhe zhvillim të Maqedonisë. Për këtë Gjorge Ivanov është i detyruar që të respektojë Kushtetutën, t’ia jep mandatin Zoran Zaevit ngaqë ai siguroi 67 nënshkrime për formim të Qeverisë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button