Rama takon ministrin e Jashtëm gjerman, Gabriel: Ju mbështesim në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Gjatë takimit në Berlin, mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, vendi ynë ka marrë mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe rolin që luan vendi ynë në rajon. Ministri i Jashtëm gjerman Gabriel është shprehur se në prag të proceseve zgjedhore reformat nuk janë të thjeshta edhe në Gjermani.

“Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Plani qëndron tashmë në tavolinë. Unë dua t’ju falënderoj për reformat që tashmë jeni duke kryer dhe për angazhimin tuaj personal dhe qëndrimin tuaj në qetësimin e konflikteve në vendet fqinje. Në prag të proceseve zgjedhore e dimë që reformat nuk janë të thjeshta dhe ne në Gjermani, këtë e dimë mirë e megjithatë dimë që shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm”, deklaroi kryediplomati gjerman. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, është shprehur se me mbështetjen gjermane, Shqipëria në reformën themelore në drejtësi është në një fazë shumë të avancuar.

“Shpresojmë shumë që të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës përmes Vetingu-t të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ashtu sikundër kërkohet dhe mirëkuptohet në rekomandimin e Komisionit Europian, për të mundur pastaj që të çelim negociatat me BE-në”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë Rama.

Gjermania që nga ardhja e Edi Ramës në krye të qeverisë shqiptare, ka shprehur vazhdimisht mbështetjen dhe partneritetin e saj të plotë për sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka mbështetur hapat që Shqipëria ka ndërmarrë përmes reformave, ndërsa ka inkurajuar punën për plotësimin e pesë prioriteteve kyç të vendosura nga Komisioni Europian. Kancelaria Merkel është shprehu në deklaratat e saj të mëparshme se Gjermania është përpjekur vazhdimisht të ndihmojë Shqipërinë dhe për zhvillimet e fundit ka dërguar përfaqësues të saj në misionin EURALIUS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button