Ja çfarë thonë nga VMRO-DPMNE për programin e Zoran Zaevit

Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMN ka mbajtur konferencë për shtyp e cila ishte si përgjigje ndaj promovimit të programit qeveritar të LSDM-së, njofton Portalb.mk.

“I aboluari Zaev mundeshte me porosi të qartë dhe njëzëri të heq dorë nga Platforma e sjell në Tiranë. Zaev u ngatërruar me paralajmërimet për debate për simbolet shtetërore. Nëse duan që ta ruajnë unitaritetin e shtetit, atëherë tregoni edhe në opinion se e hedhin poshtë Platformën Tiranase. Ai edhe njëherë konfirmoi se është i shantazhuar dhe me mashtrim të interesave shtetërore do që ta vjedh pushtetin. Mashtrim zgjedhor është kur premtoni në fushatë, ndërkaq më pak si i shantazhuar zbatoni agjendë të tjetër. Deri dje Zaev ka gënjyer se me BDI-në dhe Selën kanë biseduar vetëm për parimet kryesore, por nuk e ka zbuluar përmbajten e saj”, theksoi Milloshovski.

VMRO-DPMNE, sqaroi Milloshovski se nuk e pranon platformën e re qeveritare të Zoran Zaevit edhe pse sipas tij ka qenë “qartë e thënë se nuk do të lejohen ndryshime kushtetuese, para dhe uniforma në dy gjuhë ose ndryshimin e simboleve shtetërore”.

Zaev sot e prezantoi programin e ri Qeveritar përpara popullatës, të cilin mund ta shihni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button