Ku tjetër veçse në Facebook, Mark Zuckerberg ndan me të gjithë një lajm të mrekullueshëm

Themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, Facebook, Mark Zuckerberg, do të bëhet baba i vajze, për herë të dytë. Lajmin e ka bërë publik vetë themeluesi i Facebook-ut në profilin e tij në këtë rrjet social, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

‘’Priscilla dhe unë jemi të lumtur që t’ju komunikojmë lajmin se do të bëhemi prindër të një vajze. Pas një periudhe të vështirë, pas lindjes së Max, ne nuk kemi qenë shumë të sigurt për të pasur një fëmijë tjetër. Kur Priscilla mori vesh që ishte shtatzënë, shpresa jonë e parë ishte që foshnja të ishte e shëndetshme. Ndërsa shpresa e dytë ishte të ishte vajzë. Nuk besoj se ka dhuratë më të madhe sesa të kesh një motër’’,- ka shkruar Mark në Facebook.

Më poshtë, duke shprehur fuqinë femërore, Mark shkruan se ai është rritur me tri motra, të cilat e kanë bërë të mësojë nga gratë e zgjuara dhe të forta. Siç shkruan ai, ato nuk ishin vetëm motra për të, por edhe shoqet e tij më mira.

Priscilla, bashkëshortja e Zuckerberg, po ashtu është rritur me dy motra, të cilat i mësuan rëndësinë e madhe të familjes, përkushtimin ndaj të tjerëve dhe punën.

“Ne jemi të gjithë njerëz më të mirë për shkak të femrave të forta në jetën tonë – motrat, nënat dhe shoqet. Mezi po e presim të voglën tonë dhe do të bëjmë të pamundurën për të rritur një tjetër femër të fortë”, – shkruan Zuckerberg.

Pasi lindi vajza e tyre e parë Max, Mark dhe gruaja e tij dhuruan 99% të aksioneve të rrjetit social Facebook, me qëllimin për t’i ardhur në ndihmë një bote më të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button