Fëmiu dhjetëvjeçar i zhdukur në Shkup, i paraqitet babait nga Tirana: Jam mërzit shumë!

Nafi Zeqiri nga qyeti i Shkupit ka denoncuar dje para autoriteteve policore të Tiranës humbjen e birit të tij 10-vjeçar, Shaban Zeqiri dhe të bashkëshortes Nafije, shkruan Panorama.com.al, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, djali dhe nusja janë zhdukur nga shtëpia e tyre në Shkup, të shtunën e kaluar, duke mos lënë asnjë gjurmë të ikjes së tyre.

Kryefamiljari, duke humbur kontaktet me telefon, ka njoftuar menjëherë autoritetet vendase të policisë, duke dhënë informacionet e para dyshuese se bashkëfajtorë në këtë zhdukje mund të jenë qiraxhiu nga Shkodra, Mark, i cili kishte një muaj që qëndronte me nusen e tij shtatzënë në familjen e Nafi Zeqiri.

Nafi Zeqiri pohon se largimi nga shtëpia ka ndodhur nga një nevojë e shtatzënës rome, bashkëshortja e Markut, qiraxhi në shtëpinë e tij, e njohur si Melisa ose Mirdita. Ata i kanë kërkuar Nafijes, bashkëshortes së Nafi Zeqirit, e cila ka një damar identifikues në ballë, t’i ndihmonte duke i dërguar në spital. Prej aty kanë humbur kontaktet gruaja dhe djali 10-vjeçar, Shaban. Nafi Zeqiri thotë se gruan e ka me probleme psikike dhe kjo ia vështirëson edhe më shumë gjendjen për gjetjen e saj me djalin.

Kryefamiljari vetëm ditën e 8 marsit ka arritur të lidhet përmes një mesazhi në viber me të birin 10-vjeçar, Shaban i cili i shkruan: “O babi nana më ka marr, jam mërzit shumë, hajde na gjen në Tiranë”.

Nafi Zeqiri ka mbërritur në Tiranë duke bërë njoftimet nëpër autoritetet policore vendase, duke e ndarë njoftimin edhe në redaksinë e Panorama.  Lutemi të gjithë qytetarëve të na njoftojnë dhe ndihmojnë me informacionet e tyre nëse i kanë parë dhe e dinë vendndodhjen e tyre. Numër kontakti Shqipëri: 0697390983

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button