Avokatët e Koçanit thonë se nuk e kanë marrë vendimin për paraburgimin e tij

Mbrojtja e të akuzuarit në rastin e PSP-së “Trust”, Sead Koçan, ende nuk e ka marrë vendimin e Këshillit Penal që t’i shqiptohet masa e paraburgimit, njofton Portalb.mk.

Avokati i pronarit të “Transmet”, Koçan, sot deklaroi se për paraburgimin ka marrë vesh nga mediat dhe se derisa pala nuk e merr vendimin, Koçani është person i lirë.

“Gjykata vendimet e saja i publikon në ueb-faqen e saj. Unë nuk e di dhe habitem se si mundet kësi informate fillimisht të dërgohet te mediat, pa njoftim paraprak të palëve në proces me vendimin”, tha Dodevski.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, konfirmoi se kanë marrë njoftim nga Gjykata për arrestimin e Koçanit, por ende edhe ata nuk e kanë marrë vendimin e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Ashtu siç tha Jaeva, ajo është njoftuar nga gjykatësja se gjatë ditës së sotme duhet ta marrin vendimin.

Ndryshe, dje Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve dhe ka dhënë urdhër-arrest, gjegjësisht urdhër për arrestim të menjëhershëm të Koçanit, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë. Paraburgimi është shqiptuar pasi që Këshilli Penal e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale, të cilën e ka dorëzuar ndaj vendimit të gjykatëses së procedurës paraprake, e cila fillimisht e ka refuzuar kërkesën për paraburgim.

Këshilli vendosi se të gjitha bazat për paraburgim janë të plotësuar, gjegjësisht e ka pranuar arsyetimin e PSP-së se Sead Koçan, nëse ngelet në liri mund të ikë, të ndikojë ndaj dëshmitarëve ose të shkatërrojë dëshmi në rastin “Trust”.

Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

LEXO: Kërkohet arrestimi i Sead Koçanit

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button