Sigurimi i Gruevskit nuk ka lejuar që t’i pranojë ftesat e PSP-së

Sigurimi i Nikolla Gruevskit, disa herë nuk ka lejuar që t’i jepet në dorë ftesa e Prokurorisë Speciale për dëgjimin e tij në hetimin e zgjeruar “Titanik”, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve të portalit maqedonas “Svedok”, persona të autorizuar të cilët kanë shkuar me urdhër të PSP-së, disa herë janë përpjekur që t’ia dorëzojnë në dorë ftesën, megjithatë sigurimi nuk ka lejuar që të arrihet deri tek ai.

Nuk kanë ndihmuar as bindjet se ata të cilët e kanë pasur për detyrë ta dorëzojnë, gjegjësisht të autorizuarit, janë të punësuar në MPB dhe munden që penalisht të përgjigjen për parandalim të personit zyrtar për kryerjen e veprimeve zyrtare. Megjithatë, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, Gruevskit i është dhënë ftesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button