Skenari i partive ka qenë që të merren vesh për të mos u marr vesh

BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja gjatë periudhës së negociatave për formimin e Qeverisë së re që përfundoi në janar, kanë arritur marrëveshje edhe për propozim ligjin për zgjatjen e mandatin të Prokurorisë Speciale. Ashtu siç deklaroi anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Nikolla Todorov për Televizionin Telma, skenari i partive ka qenë që të merren vesh për të mos u marr vesh. Gjegjësisht, atëherë kur BDI-ja do të propozonte ligjin në Kuvend, VMRO-DPMNE-ja do ta hidhte poshtë atë, njofton Alsat M.

“Ata vlerësojnë se mandati i PSP-së duhet të vazhdohet. Arsyet për këtë  i dinë ata vetë dhe nuk është korrekte t’i them unë ato arsye. Kurse ne kemi qëndrim se nuk duhet të vazhdohet mandati dhe u morëm vesh që mos të merremi vesh. Gjegjësisht BDI-ja të dorëzojë propozim për ndryshimin e ligjit me të cilin do të kërkojë vazhdim të mandatit të PSP-së kurse ne të mos e votojmë atë ligj”, deklaroi Nikolla Todorov, VMRO-DPMNE.

Duke zbardhur detaje të tjera nga negociatat mes partisë së Gruevskit dhe Ahmetit, Todorov shtoi se përkundër asaj që është thënë në opinion, BDI-ja kurrë nuk ka kushtëzuar negociatat për formimin e Qeverisë me VMRO-DPMNE-në me mos-përfshirje në kabinetin qeveritar, të Gruevskit dhe personave të tjerë të partisë së tij, të përfshirë në hetimet e speciales. Megjithatë brenda partisë së Ahmetit janë dhënë disa deklarata të ndryshme sa i takon negociatave me VMRO-DPMNE-në. Nënkryetarët Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti kanë deklaruar se partia e Gruevskit gjatë asaj kohe ka pranuar në tërësi propozim ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.. Ndërkaq së fundmi, zëdhënësi i partisë Bujar Osmani, deklaroi se mosmarrëveshja ka pasur edhe për pika të caktuara nga ligji për shqipen, përskaj mos-marrëveshjes për Prokurorinë Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button