Pranohen 90 ushtarë të rinj profesionistë në ARM

Nëntëdhjetë ushtarë të rinj profesionistë, të cilët kaluan përmes procesit rigoroz të selektimit, i cili përfshin kontrolle mjekësore dhe psikofizike, sot në kazermën “Ilinden” në Shkup janë pranuar në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Gjashtë nga 90 ushtarët e sapopranuar janë gra, ndërsa një prej tyre do të jetë pjesë edhe e Regjimentit për operacione speciale.

Duke u uruar ushtarëve të sapopranuar profesionistë, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski u porositi se uniforma e ARM-së paraqet krenari dhe prestigj për secilin qytetar të Republikës së Maqedonisë.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se këtë vit ARM-ja do ta shënojë ditëlindjen e saj të 25-të.

“Të gjitha këto vite, nga fillimi e deri sot, me mund dhe me përkushtim e ndërtojmë Armatën, e cila do të jetë e gatshme për mbrojtje të intergitetit territorial dhe kombëtar të Republikës së Maqedonisë dhe t’i kryejë të gjitha funksionet e tjera kushtetuese”, tha Jolevski.

Me promovimin e sotëm të nëntë ushtarëve të rinj profesionistë në forcat speciale, siç tha, përmirësohet cilësia edhe e Regjimentit për operacione speciale.

Në pritjen solemne të ushtarëve të rinj profesionistë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të ARM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button