Fillon samiti dyditor i BE-së në Bruksel

Në Bruksel sot ka filluar samiti dyditor i liderëve të Bashkimit Evropian, në të cilin do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor, njofton Portalb.mk.

Sipas draft-dokumentit për takimin, të cilin e ka parë gazeta britanike “Guardian”, liderët e BE-së do ta përditësojnë premtimin se dera për anëtarësim do të ngelet e hapur për të gjithë kandidatët, por njëkohësisht do ta theksojë rëndësinë e reformave dhe të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

“Guardian, shkruan se anëtaret e Unionit nuk kanë qëndrim të përbashkët për atë se çfarë duhet në mënyrë precize t’u tregohet faktorëve të jashtëm të cilët detyrimisht e rrisin ndikimin e tyre në rajon, siç është Rusia dhe Turqia.

Përfaqësuesja e lartë e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, javën e kaluar ka pasur një turne të vogël në Ballkanin Perëndimor. Pas takimeve, Mogerini në Bruksel tha se situata është e tensionuar dhe se Ballkani Perëndimor është duke u përballur me sfida të politikës së brendshme, rajonale dhe globale dhe se është e nevojshme mbështetje e fuqishme e BE-së për integrimin e rajonit.

Mogerini për Maqedoninë porositi që  kriza politike të mos kalojë në krizë institucionale dhe aktorët politik të gjejnë instrumente për dalje nga situata”.

“Besoj se ajo me të cilën përballet sot Shkupi është akoma një krizë politik institucionale. Shqetësimi im më i madh është që kjo të mos kthehet në krizë ndëretnike dhe ky ka qenë mesazhi kryesor që dhashë atyre që kanë përgjegjësi politike në vend; mos luani me zjarr dhe mos e ktheni këtë në një ballafaqim ndëretnik që do ta shkatërronte vendin dhe do të përhapej edhe më gjerë”,  tha Mogerini.

Mogerini gjatë takimit në Shkup, porositi qartë presidentin Ivanov, që t’ia japë mandatin liderit të opozitës, Zoran Zaev, i cili ka siguruar shumicë parlamentare. Megjithatë, porositë e Mogerinit, kanë hasur në vesh të shurdhër, pasi që Ivanov ende nuk po bën asnjë lëvizje, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht bën thirrje që i njëjti ta ndryshojë vendimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button