Edhe Norvegjia kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, pa ndryshime kushtetuese

Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Børge Brende, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të mos procedojnë me Projektligjin për Ushtrinë, shkruan Gazetablic.com, transmeton Portalb.mk.

“U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një forcë të armatosur, pa një ndryshim kushtetues dhe një proces politik gjithëpërfshirës”, ka thënë ministri i jashtëm Børge Brende.

Sipas asaj që thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, Brende ka thënë se Norvegjia do të mbetet një partner në përpjekjet e Kosovës për reformat dhe integrimin euro-atlantik.

“Stabiliteti rajonal dhe bashkëpunimi është një parakusht për integrim më të thellë. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, ka thënë më tej Brende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button