Anevski mbron Mihajllovën: Janeva dhe Fetai e kanë ofenduar Gjykatën

“Këshilli i Prokurorëve dje ka mbajtur seancë në të cilën i ka shqyrtuar ankesat e u.d. kryetares në dorëheqje të Gjykatës Penale, Tatjana Mihajllova dhe ka sjell përfundim se të dy prokuroret e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai, gjatë seancës së rastit “Shuplakat” e kanë shkelur Kodeksin Etik”, tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, i cili tha se gjithashtu ka njoftuar se seanca e sotme e Këshillit, në të cilën do të duhej që të vendoset se a duhet t’i jepet lënda “Sopot” PSP-së është anuluar.

“Dy prokuroret e kanë shkelur Kodeksin Etik dhe rekomandimi ynë është që të emërojnë prokuror të ri në rastin konkret”, deklaroi Anevski.

LEXO: Katica Janeva dhe Fatime Fetai dënohen me nga 2.000 euro

Gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila e udhëheqë gjykimin për protestat e dhunshme në Komunë Qendër, në seancën e fundit, i ka dënuar prokuroret speciale me nga 2.000 euro për mos-respektim të Gjykatës. Arsye për këtë ka qenë se prokurorja Fetai ka  thënë se proces-verbali i seancës paraprake nuk ka qenë i sakt dhe nuk është shënuar plotësisht.

Katica Janeva dhe Fatime Fetai
Fatime Fetai dhe Katica Janeva

Prokurorja Janeva theksoi se jo vetëm Gjykata, por edhe PSP ka mekanizma me të cilat mund të përballet me sjelljet e këtilla të Mihajllovës, ajo shtoi gjithastu se “nuk kuptojmë pse lëndën do e dërgojnë në Këshillin e Prokurorëve, kjo është shumë qesharake, sepse fillimisht duhet ta dërgoj në Këshillin Gjyqësor”.

LEXO: Kush është gjykatësja Tatjana “2.000 euro dënim për Janevën dhe Fetain” Mihajllova?

Rasti “Shuplakat”

Në rastin “shuplakat”, të akuzuar janë 14 persona, prej të cilëve 5 persona si nxitës, kurse të tjerët akuzohen si ushtrues të drejtpërdrejtë të dhunës. I akuzuari i parë është ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, kurse si të akuzuar janë edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe këshilltarja e mëhershme e Komunës Qendër, Daniella Rangellova.

Sipas akuzës, Gruevski, dëgjohet në njërën nga “bombat” e LSDM-së duke e porositur Janakievskin që dikush nga partia “t’ua japë dy tre shuplaka”, kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, dhe anëtarëve të Këshillit Komunal.

“Bomba” për rastin:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button