Kush është gjykatësja Tatjana “2.000 euro dënim për Janevën dhe Fetain” Mihajllova?

Gjykatësja Tatjana Mihajllova ka dhënë dorëheqje nga funksioni i ushtrimit të detyrës si kryetare e gjykatës më të madhe dhe më të rëndësishme në shtet, Gjykatës Themelore Shkupi 1. Shkaqet e vendimit të Mihajllovës akoma nuk janë bërë të ditura, edhe pse një nga spekulimet është se këtë e ka bërë sepse Gjykata Supreme i ka shfuqizuar shtatë nga tetë risistemime që ajo i ka nënshkruar.

Mihajllova u gjend në fokusin e opinionit me vendosjen e orarit të ri në gjykatat e Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe pas vendimeve kontroverse si gjykatëse e rastit hetues të Prokurorisë Speciale Publike për ngjarjet para Komunës Qendër, në opinion i njohur si “Shuplaka”, në të cilin i akuzuar është ish-kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Nga biografia e Mihajllovës, të publikuar në ueb-faqen zyrtare të gjykatës, mund të shihet vetëm se është e lindur në vitin 1961 dhe se punon në lëndë penale ( kjo sipas orarit të vjetër të gjykatës).

Mihajllova ka qenë gjykatëse hetuese në rastin “Likuidimi”, në të cilin mes të akuzuarve dhe i gjykuar për katër vjet e gjysmë burg ka qenë edhe gazetari Tomisllav Kezharovski.

Ja cilat janë datat e fundit të rëndësishme nga viti i kaluar dhe nga ky vit në lidhje me punën e Mihajllovës:

20 shtator – Akuza e PSP për dhunë para Komunës Qendër, i ishte lënë në duar gjykatëses Mihajllova;

5 dhjetor– Mihajllova u zgjodh kryetare e Gjykatës penale Shkupi 1 në seancën e Këshillit Gjyqësor. Zgjedhjen e saj e përkrahën 9 anëtarë të Këshillit, ndërsa katër ishin kundër;

16 dhjetor – Mihajllova në seancën e përgatitjes për rastin “shuplaka” ka sjellë vendim me të cilin ndaloi një pjesë të “bombave” dhe dëshmitarëve mbrojtës të shfrytëzohen si dëshmi në gjykimin kundër Gruevskit dhe 13-të të akuzuarve tjerë;

3 shkurt – PSP dorëzoi ankesë për vendimin e Mihajlovës. Gjykata e Apelit Shkup akoma nuk ka sjellë vendim pas ankesës;

21 shkurt – Mediat publikuan se kryetarja e Gjykatës themelore Shkupi 1 ka sjellë orar të ri vjetor, me të cilin një pjesë e gjykatësve të gjykatës penale janë risistemuar në departamente tjera të gjykatës.  Një pjesë e ekspertëve orarin e ri e kanë vlerësuar si  “spastrim”  të gjykatës për shkak lëndëve të PSP-së. Gjykata i demantoi vërtetimet e tilla;

22 shkurt – Mihajllova i dënoi prokuroret speciale publike Katica Janevën dhe Fatime Fetai, me nga 2000 euro sepse në seancë e quajtën ”falsifikatore” (Prokurorja Fetai, që kur nuk iu dha fjala nga Mihajllova, u ngrit dhe i tha se nuk ka ardhur në gjykatë të sheh sa e bukur është, dhe pastaj e akuzoi Mihajllovën se ka bërë falsifikim në procesverbalin e seancës së mëparshme);

27 shkurt -Janeva dhe Fetai në Gjykatën Themelore Shkupi 1 kanë sjellë ankesë për dënimet me para nga Mihajllova, ndërsa Janeva më herët paralajmëroi edhe paraqitje penale kundër gjykatëses, për shkak procesverbalit;

2 mars – Gjykata Supreme pranoi shtatë nga tetë ankesa gjykatës të risistemuar dhe i shfuqizuar risistemimin e tyre;

7 mars – Mihajllova dha dorëheqje nga funksioni si ushtruese e detyrës si kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1;

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button