Funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së kanë marrë ftesë për deklaratë në PSP

Funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së janë ftuar në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Ata në periudhën e ardhshme duhet të paraqiten në PSP si pjesë e zgjerimit të hetimit për lëndën “Titanik” ku janë përfshirë 17-të persona. Nga PSP-ja nuk zbulojnë se cilët persona janë ftuar, por konfirmojnë se ftesat janë dërguar.

Sipas informatave të Televizionit 24, hetimi është fokusuar në mënyrat e ndryshme të keqpërdorimeve në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2011 dhe 2014-të. Këtu hyjnë edhe informacionet të cilat PSP-ja i ka marrë nga deklaratat e dëshmitarëve në Ohri, rreth pesëmbëdhjetë në numër, nga të cilët siç u theksua në konferencën e fundit për shtyp janë mbledhur shumë informacione të rëndësishme për hetimin.

Sipas materialeve të përgjuara prokuroret kanë njoftuar se përveç dymbëdhjetë të dyshuarve të përfshirë në hetimin fillestar, në parregullsitë zgjedhore janë përfshirë edhe shumë persona tjerë. Përveç bisedave të cilat nuk janë publikuar, por që kanë të bëjnë me krim, PSP-ja ka prova materiale, theksoi Janeva.

“Pesë nga personat e dyshuar kanë vepruar si krijues të grupit, bëhet fjalë për funksionar të pushtetit, ndërsa personat tjerë të dyshuar janë anëtarë të grupit, të cilët janë të punësuar si persona zyrtar në më shumë organe shtetërore”, deklaroi prokurorja speciale publike Katica Janeva.

Në fillim të shkurtit në pyetje në PSP ishin ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe Kiril Bozhinovski të cilët janë të dyshuarit e parë në “Titanik”. Të gjithë kërkuan inspektim të dëshmive dhe përsëri të vijnë në PSP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button