Sekretari gjeneral i OSBE-së Zanier sot vjen në Maqedoni

Ashtu siç mëson Portalb, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier pritet të mbërrijë sot në mbrëmje për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Sipas paralajmërimeve, Zanier pritet që nesër të realizojë takime me presidentin Gjorge Ivanov, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe me përfaqësues të partive parlamentare politike.

Megjithatë, agjenda e saktë për kohën e takimeve ende nuk dihet.

Përndryshe, pasi presidenti Ivanov solli vendim për të mos ia dhënë mandatin, liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mblodhi shumicë parlamentare, Zanier reagoi duke thënë se janë të shqetësuar për zhvillimet e ngjarjeve në Maqedoni.

“Jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Shkup. Rezultatet nga zgjedhjet e dhjetorit, janë bazë solide që të formohet Qeveria e cila do t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve”, shkruajti Zanier në Twiter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button