Spasov: Letra e Ivanovit dërguar ndërkombëtarëve turp i madh i Maqedonisë

Presidenti Ivanov tregoi se është njëri nga nxitësit më të mëdhenj të krizës politike dhe thellimit të mëtejmë të saj në Maqedoni, kështu shprehet ish-ambasadori Gorgje Spasov duke theksuar se Ivanov duke refuzuar t’ia jep mandatin Zoran Zaevit fillimisht shkeli Kushtetutën e më pas akuzoi të tjerët gjoja se ato kanë vepruar në papajtueshmëri me të njëjtën, njofton Portalb.mk.

“Ivanov njerëzve ju plasoi një grumbull gënjeshtrash duke aluduar në atë se është prishur qetësia, bashkimi, pavarësia dhe integriteti territorial i Maqedonisë nga ana e politikanëve shqiptarë të Maqedonisë dhe përkrahësve të tyre të jashtëm të cilët kontribuuan në përpilimin e një Platforme me të cilën kanë cenuar Maqedoninë”, shprehet Spasov.

Spasov shton se “Ivanov me letrën tregoi se është njëri nga nxitësit kyç të krizës dhe veçanërisht në thellimin e saj paszgjedhjeve. Nga letra brengosëse që e dërgoi të gjithë e kanë të qartë se ai veten e ngrit në nivel të mbrojtësit të vetëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Maqedonisë, edhe pse sipas Kushtetutës ai ka kompetenca të kufizuara meqë Maqedonia është demokraci parlamentare.

Ish-ambasadori Spasov numëron edhe tre detyrimet e Ivanovit gjatë kësaj periudhe.

Si të parën e numëron obligimin që Ivanov e ka për t’ia dhënë mandatin cilësdo shumicë parlamentare e cila ka fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e lira, së dyti numëron edhe atë se çdo qytetar edhe Ivanov ka të drejtë të shpreh ekzistencën e ndonjë “propagande armiqësore” kështu haptazi të hedh poshtë si ide të papranueshme për të, por nuk ka të drejtë të trillojë marrëzira të stilit “deri sa jam unë president dhe deri sa jam gjallë nuk  ia jap mandatin personave të cilët nuk më pëlqejnë, edhe pse me Kushtetutë kjo i obligohet atij.

Ndërsa si pikë të tretë Spasov numëron “se edhe nëse janë të sakta parashikimet e tija se shumica parlamentare vepron në papajtueshmëri me Kushtetutën dhe se e cenon sovranitetin e Maqedonisë, ajo nuk mund të ndodh me Platformën Shqiptare. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa debat publik dhe pa 2/3 e shumicës parlamentare”.

Për këtë të gjitha “rreziqet” e platformës “janë marrëzi të Iavnovit me të cilat përhap shpifje, urrejtjen dhe paranojën personale na e paraqet si gjendje të frymës së shtetit”, shtoi ish-ambasadori Spasov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button