Vjedhje në një pompë benzine në Butel

Një kryerës i panjohur mbrëmë ka vjedhur dy çanta me qarkullim ditor nga një pompë benzine në lagjen Butel të Shkupit, pasi që fillimisht u është kërcënuar me pistoletë të punësuarve.

Siç kumtoi policia, bëhet fjalë për pompën e benzinës të locuar në rrugën “Aleksandar Urdarevski”.

Plaçkitësi ka qenë i maskuar dhe pas plaçkitjes ka ikur. Ndërmerren masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rastit, të cilin e ka denoncuar një i punësuar në pompë, mbrëmë vonë rreth orës 1:20.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button