Thaçi për Ushtrinë: Kosova nuk mund ta lë fatin e vet në mëshirë të askujt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se iniciativa për kalimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës është e domosdoshme, njofton Koha.net, përcjell Portalb.mk.

Pasi i dorëzoi projektligjin që FSK-në e bën ushtri kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, në një deklaratë për media, Thaçi ka thënë se “Kosova nuk mund ta lë veten në mëshirë të askujt”.

“Ju informoj se para pak çastesh bazuar në kompetencat e mija kushtetuese dhe si komandant suprem i FSK-së i dorëzova kryetarit të Kuvendit, projektligjin që FSK-në e bën ushtri. Kjo iniciativë e imja është e domosdoshme dhe bëhet me qëllim të ruajtjes së sovranitetit territorial dhe bëhet me qëllim të ruajtjes së paqes në Kosovë dhe rajon”, ka thënë Thaçi.

“Ashtu siç është informuar opinioni publik në Kosovë tri vite më parë pata paralajmëruar krijimin e FAK e fatkeqësisht realiteti ka mbetur i njëjtë. Si president do të doja që transformimi të ndodhte ashtu siç jemi përpjekur tash e rri vite përmes një procesi transparent. Por një gjë të tillë nuk kemi arritur sepse deputetët serbë e kanë bërë të qartë se kurrë nuk do të votojnë ndryshimet për t’i bërë Forcat e Armatosura. Kosova nuk mund ta lë fatin e vet në mëshirën e askujt. Për mua më e rëndësishme se simbolika që lidhet me emrin është përmbajtja”, ka shtuar më tej Thaçi.

Thaçi po ashtu ka thënë se ky transformim nuk do të prekë kompetencat e as misionin e KFOR-it.

LEXO: Thaçi i dorëzoi Veselit projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, nesër e hidhet në votim në Kuvend (LIVE VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button