Ohri vërshohet nga pamflete kundër “Platformës Shqiptare”

Ohri mbrëmë është vërshuar nga pamfletet propaganduese prej katër faqeve, me porosinë “Nuk pajtohesh? Aktivizohu!”. Pamfleti është vendosur nëpër kutitë postare, objektet banesore, shtëpitë, makinat etj.

Në faqen e parë qëndron teksti “Platforma mbarëshqiptare, Tiranë, 07.01,2017”.

Në dy faqet e para, shihen tetë pikat e platformës, me fotografi të madhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama, pas të cilit gjendet harta e Shqipërisë së Madhe. Mund të shihen edhe dy fotografi tjera, njëra e Ramës me Ali Ahmetin dhe e dyta, katër liderët e partive shqiptare në Maqedoni me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në faqen e fundit qëndron portreti i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, pas të cilit qëndron harta e Shqipërisë së Madhe, me shqiponjën dykrerëshe, i shoqëruar me tekstin “Ne nuk ikim nga platforma, kemi aspekt pozitiv ndaj saj- Zoran Zaev”.

Aksioni është i njëjtë me paralajmërimet e njëjta disaditore për marsh protestues kundër gjuhës shqipe, e cila është e nxitur nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button