Të rinjtë shqiptarë kapen me 1 mln euro drogë, ndjekje si në filma (FOTO)

Policia italiane e qytetit të Romës ka arrestuar gjatë natës dy trafikantë shqiptarë droge të moshës 22 e 23 vjeç.

Në banesën e tyre në lagjen Borghesiana u gjetën 240 kg marijuanë, 50 gramë kokainë e pastër, një pistoletë e rreth 20 mijë euro cash. Sipas policisë italiane, lënda narkotike e sekuestruar do të kapte në treg një vlerë shitje prej 1 milionë euro.

Në momentin e arrestimit dy shqiptarët u përpoqën t’u fshiheshin forcave italiane të rendit, duke u larguar përmes çative të ndërtesave. Pas disa minutash ndjekje, policia italiane ka mundur të prangosë dy trafikantët shqiptarë.

Aktualisht 2 shtetasit shqiptarë gjenden në burgun Regina Coeli të Romës në pritje të proçesit gjyqësor. Akuza ndaj tyre është trafik lëndësh narkotike e armëmbajtje pa leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button