Në Itali ka ‘luftë’ për Europën; 6 ekipe mes 9 pikëve

Barazimi i fundit në Udine e mbajti të gjallë luftën për titullin kampiopn në serinë A, por më shumë se froni, gara më e fortë po zhvillohet për vendet që të çojnë në Champions dhe Europa League, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Me përjashtim të Zonjës së vjetër që është në krye dominuese, që nga Roma me 59 pikë e deri te Milan, skuadrat enden në xhiron e 9 pikëve në total që mund të ndryshojnë shumë shpejt hierarkitë.

Në krahasim me sezonet e kaluar, bie në sy se 6 ekipet e para të klasifikimit, kanë një pikaverazh mesatar nën nivelin e zakonshëm. “Për të shkuar në Europa lig, duhet një ritëm Champions dhe për Ligën e kampioneve duhet një ritëm i denjë për titull” tha trajneri i Milanit, Montela para fitores me kievon. Kjo ndjesi mbështetet edhe nga numrat.

Sasuolo që ishte skuadra e fundit e kualifikuar në paraeliminatoret europiane, mori lejekalimin për turneun kontinental me 61 pikë, vetëm 11 më pak se Milan që ishte i shtati në renditje. Tashmë kur duhen ende 11 javë për tu luajtur, potencialisht të 6 ekipet janë në garë për të dy finishet, me përplasjet direkte që do të vendosin edhe hierarkinë.

Një duel i fortë po zhvillohet për vendin e dytë mes Romës dhe Napolit që diferencohen nga vetëm 2 pikë, ekipe që u përballën së fundmi në kampionat. Jugorët kanë një duel delikat me realin në Champions, si dhe me Juven në Kupën e Italisë që do t’ia pakësojë dukshëm energjitë. Por sipas mediave italiane, Napoli po vuan shumë në mbrojtje, dhe mes atyre që po kritikohen, është dhe shqiptari Elseid Hysaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button