Mbretëresha Elizabeth e mban çantën e dorës, për një arsye të pabesueshme

Nëse mendoni se Mbretëresha e Anglisë mban gjithmonë një çantë dore, për arsye mode, e keni gabim. Duket se pas çantës së dorës së Elizabeth qëndron një mision krejt i fshehtë, për të cilin as që na kishte shkuar mendja ndonjëherë. Mbretëresha Elizabeth e dytë, nëpërmjet aksesorit të dorës i përçon disa sinjale stafit të saj, që do të thotë se ata kanë disa kode që askush nuk i dinte, shkruan Bordo.al.

Nëse Mbretëresha është duke biseduar me dikë dhe ndryshon papritur çantën nga njëra dorë dhe e çon në dorën tjetër, ky është një sinjal që do të thotë që ajo ka nuk do ta vazhdojë më bisedën. Sigurishst që stafi përgatitur do të jetë shumë i kujdesshëm, për ta mbyllur bisedën dhe kjo gjë do të kërkohet në mënyrë aq të edukuar, sa personi i cili po bisedonte me Madhërinë e saj, nuk do të ketë asnjë mundësi të ndihet i fyer.

Një tjetër sinjal është se nëse Mbretëresha vendos çantën e saj mbi tavolinë, kjo do të thotë se aktiviteti do të  mbyllet brenda pesë minutash.

Por nëse ajo e vendos çantën në tokë (larg qoftë), do të thotë se asaj nuk po i pëlqen aspak biseda dhe shoqëruesja e saj duhet të vijë ta shpëtojë nga kjo bisedë.

Ndërsa veprimi më i ‘frikshëm’ i Elisabeth, është kur ajo rrotullon unazën, sinjal ky që do të thotë se stafi i saj duhet të vijë ta shpëtojë menjëherë, pavarësisht se në ç’bisedë është ajo. Epo stafi i Mbretëreshës qenka gjithë sy e veshë tek çanta dhe duart e saj!

Britain's Queen Elizabeth is welcomed by Right Reverend John Hall Dean of Westminster as she arrives before wedding of Britain's Prince William and Kate Middleton in London

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button