Ministri i Mbretërisë së Bashkuar sot po viziton Maqedoninë e Veriut
Sot Leo Doerti (Leo Docherty), Ministër i MB-së për Evropë, do të arrijë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vizitë njëditore. Gjatë qëndrimit në Shkup, Ministri do të vizitojë një nga investimet më të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar në vend – Xhonson Meti së bashku me Zëvendës Kryeministrin Fatmir Bytyqi dhe do të takohet me zyrtarë qeveritar, Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Dimitar Koveçevski dhe zëvendës Kryeministrin Bojan Mariçiq, transmeton Portalb.mk.
Para vizitës së tij Ministri Leo Doerti tha se pret me padurim të ninvizojë përkushtimin e Britanisë për marrdhëniet dy vendeve.
“Jam i lumtur që vizitoj Maqedoninë e Veriut për herë të parë si Ministër i Mbretërisë së Bashkuar për Evropën. Shtetet tona janë partnerë të ngushtë dhe aleatë në NATO, me një marrëdhënie tregtare në rritje e sipër. Pres me padurim të nënvizoj përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhëniet tona, përfshirë mbështetjen tonë për agjendën e reformave të Maqedonisë së Veriut”, Doerti.