Është dëmtuar automjeti i një gjykatësje nga Gjykata Themelore e Ohrit

Autorë të panjohur mbrëmë kanë dëmtuar një automjet privat, pronë e një gjykatëse në Gjykatën Themelore në Ohër.

Ngjarja sot në mëngjes është denoncuar në policinë e Ohrit, e cila punon në zbardhjen e rastit.

Zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimovski e konfirmoi rastin, që ka ndodhur në rrugën “ASNOM” në Ohër në afërsi të shtëpisë së gjykatëses.

“Rasti është evidentuar dhe punohet në zbulimin e kryerësit dhe zbardhjen e ngjarjes”, deklaroi Dimovski.

Hetimi duhet të konfirmohet nëse bëhet fjalë për plaçkitje ose ndoshta rasti ka lidhje me punën e gjykatëses, e cila punon si gjykatëse penale në Gjykatën e Ohrit, ndërsa ka zhvilluar shumë lëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button