Edhe Koreja Verirore kërkoi që ambasadori malejzian për 48 orë të largohet nga vendi

Koreja Veriore e shpalli për person non grata ambasadorin e Malejzisë dhe diplomatit i urdhëroi që në një afat prej 48 orësh ta braktisë vendin, njoftoi agjencia informative shtetërore KCTA, e cituar nga mediat bullgare.

Malejzia pardje e dëboi ambasadorin koreanoverior Kan Çol, pasi që diplomati e ka kritikuar mënyrën në të cilën autoritetet malejziane e zhvillojnë hetimin për vdekjen e Kim Xhon-nam, gjysmëvëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Xhong -un.

Kan sot, shtoi se përgatitej të niset për aeroportin në Kuala Lumpur , para gazetarëve deklaroi se Malejzia ka ndërmarrë “masa ekstreme” që do t’i  shkaktojë “dëm të madh” marrëdhënieve bilaterale, transmetuan mediat amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button