Maqedoni, shtrenjtohet benzina dhe dizeli

Benzinat prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për gjysëm denari, ndërsa çmimi i dizelit rritet për 1,5 denarë për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,58, respektivisht për 2,25 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 67, ndërsa i EUROSUPER BS-98 69,00 denarë për një litër. EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 54, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1 për 42,5 denarë për një litër).

Me vendimin e KRRE-së, për 0,794 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 28,292 denarë për një kilogram.

Si shkak për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, nga KRRE i potencojnë për 0,76 për qind çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 1,87 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button