LSDM: Ivanov dhe Gruevski ta respektojnë Kushtetutën

LSDM sot përmes një kumtese thekson se Kushtetuta siguron zgjidhje shumë të qarta për dalje nga kriza politike, duke cekur se presidenti Gjorge Ivanov duhet t’ia japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.

Sipas LSDM-së, “lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk është më i rëndësishëm se Kushtetuta dhe është e papranueshme dhe e palejueshme të nxitë ndarje në Maqedoni dhe të përdorë dhunë vetëm sepse qytetarët zgjodhën ndryshime, ndërkaq ai e humbi pushtetin”.

“Është e palejueshme edhe nga ana e Ivnaovit, që vetëm për ta shpëtuar Gruevskin, ta shkelë Kushtetutën dhe ta vazhdojë krizën politike në dëm të qytetarëve. Nëse Ivnaov dhe Gruevski me të vërtetë e duan Maqedoninë siç thonë, atëherë ata do ta respektonin Kushtetutën dhe do të tërhiqen”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, qytetarët në Maqedoni nuk duan zgjedhje të reja parlamentare, sepse, qëndron në kumtesë, ata tashmë e mbështetën konceptin një shoqëri për të gjithë, dëshirojnë të jetojnë së bashku, pa ndarje, në shtet juridik i cili siguron jetë cilësore për të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button