Arifi me porosi ndaj Gruevskit: Thirrjet për mos-tolerancë nuk janë të mira për të ardhmen e vendit (VIDEO)

“Evropa është një mundësi e madhe për të tejkaluar shumë ndarje dhe probleme dhe të mundemi që t’i realizojmë reformat e nevojshme që të mund të jemi një vend i respektuar i BE-së dhe ky është interes i përbashkët i të gjithë qytetarëve”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, pas takimit me shefin e Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar dhe ambasadorin slloven Milan Jazbec të cilët e vizituan Tetovën në kuadër të fushatës “BE për ty”, njofton Portalb.mk.

“Varet nga partitë politike se si do të vendosin që t’i bëjnë hapat e mëtejshme. Të gjithë u dakorduam se ajo që është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë, është realizimi  një të ardhmeje Evropiane dhe i asaj që është mundësi e barabartë për të gjithë qytetarët”, tha Arifi.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me thirrjet e kreut të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski për “padurim etnik”, Arifi tha se “thirrjet për ndarje dhe padurim, nuk duhet të jenë pjesë e agjendave të partive politike. E ardhmja e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh fesë dhe kombit, është BE dhe për këtë është e rëndësishme të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet ndërsa thirrjet për mos- tolerancë nuk janë të mira për të ardhmen e vendit”.

I pyetur për situatën aktuale politike, euro- ambasadori Zhgobar shtoi se mesazhi i përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini është shumë më i rëndësishëm nga ajo që ai mund ta thotë. Për atë nëse do të anulohen zgjedhjet lokale, Zhbogar shtoi se për këtë “duhet të përgjigje partitë”.

Në lidhje me planin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që më pas i njëjti t’i shpallë zgjedhjet lokale, Teuta Arifi tha se “sipas ditës së sotme zgjedhjet lokale do të vonohen”.

Përndryshe, zvarritja e procesit të formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë bllokon organizimin e zgjedhjeve lokale, që duhet të mbahen në maj të këtij viti. Në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet lokale duhet t’i shpallë kryetari i Parlamentit 70 ditë para organizimit të zgjedhjeve përkatësisht ky afat skadon sot, po për shkak të moszgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit, organizimi zgjedhjeve vendore është vënë në pikëpyetje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button