Idrizi: Pakt kombëtar për reformën në drejtësi, të zhbllokohet Vetting-u

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me strukturat në Sarandë ku edhe është shprehur se PDIU propozon një pakt kombëtar për reformën në drejtësi, ndërkohë që bëri thirrje për zgjidhjen e problemit të Vetingut.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e ka mbështetur pa asnjë lloj kushti reformën në drejtësi. I bëj thirrje të gjithë forcave politike shqiptare, boll më me sherre, që nuk kanë lidhje me interesin publik, transmeton Mapo.

Ka ardhur momenti që të kemi një pakt të madh kombëtar, një pakt kombëtar që të jepet dakortësi për reformën në drejtësi, por edhe për proceset e integrimit që po kalon vendi.

Politika shqiptare ka qenë jashtëzakonisht e zonja për të prodhuar kriza, por nuk ka qenë e zonja për t’i zgjidhur këto kriza.

I bëjmë thirrje politikës që të zgjidhë urgjentisht problemin e Vetingut, t’i hapim rrugë një reforme shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët”,- tha kryetari i PDIU-së.

Duke e lidhur reformën në drejtësi me Çështjen e Çamërisë, Idrizi tha që PDIU është më shumë e interesuar se kushdo tjetër për këtë reformë, pasi e ka si kauzë të saj nevojën për drejtësi dhe prej nga do të vijë edhe zgjidhja e Çështjes së Çamërisë”.

Kryetari i PDIU-së u shpreh se në Shqipëri duhet të garantohet e drejta dhe të mbrohet vota e shqiptarëve. Sipas Idrizit, nuk mund të vazhdohet më, që dy partitë e mëdha të përcaktojnë fatet e vendit prej 26 vjetësh.

“Sot çdo shqiptari duhet t’i lexohet vota ashtu siç qytetarët e hedhin në kuti, si shpresë e së ardhmes së tij dhe e vendit”, – theksoi Idrizi, i cili mbështeti votimin elektronik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button